Lavish Professional është një linjë profesionale për teknikët e thonjve. Po rritet me hapa shumë të shpejtë. Është studiuar me shumë kujdes secili nga produktet, preferencat dhe kerkesat e klientëve tanë duke ofruar mbi të gjitha kualitetin dhe rezistencen e materialeve më të mira europiane te cilat plotësojnë të gjitha kërkesat e sigurisë, nënshtruar kontrolleve më të detajuara dhe të rrepta.
Linja Lavish pasurohet herë pas here me produktet më të fundit profesionale, koleksionet dhe Know-How për të garantuar lehtësime në punë, shpejtësi dhe siguri te Onikoteknikeve. Ofrojmë jo vetëm një produkt cilësor por edhe sherbimin.
Mbështetje individuale për secilin klient, sherbim I shpejtë dhe korrekt në dergimin e porosive. Sistem fleksibël uljesh dhe zgjidhje e shpejtë për të gjitha pyetjet tuaja , kjo është ajo që na ben te ndihemi krenar dhe arsyeja pse klientët tanë na vlerësojnë. Lavish Professional është krijuar nga Liudmila Ahafonava, estetiste me mbi 15 vite përvojë. “Pas punës me disa kompani vendosëm të krijojmë tonën, duke derdhur të gjithë përvojën e grumbulluar në vitet e kaluara. Për mua është shumë e rëndësishme që çdo produkt të bëhet një asistent i domosdoshëm në punën dhe kreativitetin e çdo masteri thonjsh. Jam gjithmonë në kërkim të pafundëm të recetave unike, risive dhe
Bota e Nail Tech ( teknikëve të thonjve) është gjithmonë në rritje dhe evoluim si të gjitha profesionet e rëndësishme.Ju ftoj të mos ndaloni kurre. Rrituni me ne, përditësohuni me ne, krijoni me ne, ndiqni Akademinë tonë dhe bëhuni partneri yne.
Krijoni historine tuaj të suksesit me Lavish Professional